Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 25 tetor kur të gjithë do të flemë 1 orë më shumë.
Çdo vit, akrepat kthehen një orë prapa në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të tetorit. Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës bëhet në mënyrë automatike.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian shqyrtoi mundësinë e ndalimit të ndryshimit sezonal të orës dhe organizoi një konsultim publik, ku morën pjesë rreth 4.6 milionë persona.
Megjithëse 84 për qind e pjesëmarrësve mbështetën heqjen e këtij sistemi, vendet anëtare nuk ranë dakord se cila orë duhej të ruhej përgjithmonë. Për këtë arsye, propozimi nuk u vu në zbatim.