Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se mijëra shqiotarë kanë ardhur në mbështetje të studentëve. Në një prononcim për mediat nga selia e PD, Berisha u shpreh se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për Edvin Kristaq Ramën.
“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre. Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore. Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë. Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton,” tha Berisha.