Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj

Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim në rrjetet sociale se protesta që po mbahet prej 10 ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe para ardhura nga jashtë vendit nga forca të huaja.

Sipas Ramës, policia ka në duar të dhënat për përgatitjen e kësaj proteste prej disa muajsh, duke nisur që nga futja e maskave dhe lëndëve shpërthyese te organizimi në rrjete sociale.

“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, të dhënat për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganë janë në duart e policisë, të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë në duart e policisë, por në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e tyre në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë ku padyshim glasa mbi tortë është PD që dje mori autorësinë e nisje së dhunës te ministria e arsimit”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top