Juventus ka gati edhe bomberin e të ardhmes në akademi, një yll shqiptar në ngritje

Vetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi. Gjatë këtij sezoni në Serie C me Juve Next Gen, qendërsulmuesi e ka gjetur golin në 3 raste përgjatë 8 prezencave. Por kjo nuk është e gjitha.

 


Sipas asaj që raporton “calcionews24.com”, Juventusi e ka marrë vendimin për të ardhmen e Durimishit, “blindimin” e shqiptarit, i cili do të jetë pikë referimi në fazën ofensive te “Zonja e Vjetër” brenda një kohe jo shumë të largët.

 

Në këtë artikullin, jepen detajet personale, si vendlindja në Slloveni, inkuadrimi me FC Koper në ligën sllovene, vetëm 16 vjeç, kalimi te moshat e Shqipërisë dhe momenti pozitiv te akademia e Juventusit.

 

Më tej, prezantohen karakteristikat e “pykës” në majë të sulmit dhe “uria” për gola. Nëse “rekordmenët” e Italisë vendosin ta kenë pikë referimi në sulm gjatë së ardhmes, ky do të ishte lajm fantastik edhe për Kombëtaren. Aktualisht, Durimishi luan me Shqipërinë U19.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top