Mbappe: Është mirë që Vinicius është i trishtuar

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe deklaroi se është “në rregull” që Vinicius është i trishtuar sepse kjo do të thotë që lojtari brazilian dëshiron të përmirësohet për të ndihmuar ekipin e tij dhe për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

 


Vinicius nuk pati një ndeshje të shkëlqyer dhe u zëvendësua nga Diomande në minutën e 70-të. Ai u largua për në stol me kokën ulur dhe pas fitores 4-1 kundër Leipzig, Mbappe i dha zemër shokut të tij të skuadrës, shkruan Marca, transmeton klankosova.tv.

 

“Është në rregull. Është mirë që Vinicius është i trishtuar sepse dëshiron t’i japë shumë ekipit dhe tifozëve. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të jetë krenar për atë që është. Ai është një lojtar i shkëlqyer me cilësi të shkëlqyera”, tha ai për Movistar Plus .

 

Ai gjithashtu analizoi situatën e tij personale dhe pranoi se duhet të përmirësohet: “Jam mirë. Mund të bëj më shumë. Jam një nga ata lojtarë që gjithmonë duhet të shtyhet më shumë. Nuk është kurrë e mjaftueshme për një lojtar si unë”, shpjegoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top