Kongresmenia Alexandria Cortez: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj studentëve!

Kongresmenia amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar për situatën në Shqipëri, pas revoltës studentore në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se gjatë javës së fundit ka marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre.

Ocasio-Cortez i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ulë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë, duke ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.

Postimi i plotë i Alexandria Ocasio-Cortez, përfaqësuese demokrate në Kongresin e SHBA-së:

Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjeve të tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë nivelin e represionit të dhunshëm ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve.

Image

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top