Studentët hodhën karriget në derën e Kryeministrisë, Rama u kërkon dialog me “gurë”

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog me studentë dhe pedagogë. Këtë të enjte Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë pasi të rinjtë thyen dhe hodhën drejt derës së Kryeministrisë karriget e vendosura si simbol i ftesës për dialog, kreu i qeverisë ka përdorur gurë ku shkruhet “Dialog”.

Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ndërkohë, pedagogët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Ramës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top