Dorëheqja e Hamzës, një grua merr drejtimin e PDK-së

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese e detyrës së kryetares për këtë subjekt politik.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar deputetja e PDK-së dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Blerta Deliu.

“Po, mund ta konfirmoj se zonja Çitaku është e propozuara si ushtruese e detyrës për kryetare të PDK-së”, tha Deliu.

Këto zhvillime në PDK vijnë pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Hamza në një konferencë për media tha se nuk po jep dorëheqje nga PDK-ja, por vetëm nga pozita e kryetrarit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top