U plagos në protestë/ Spahia: 24-vjeçarit i’u nxorrën dy plumba në formë sferike, prokuroria të hetojë urgjentisht

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar plagosjen me plumba të një protestuesi. Në një reagim në rrjete sociale, Spahia shkruan se, 24 vjeçarit Aranit Alushaj nga Mallakastra i janë nxjerrë dy plumba në formë sfere. Sipas tij, plagosja ka qenë e rëndë dhe ka vënë në rrezik jetën e protestuesit, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka bërë të mundur shmangien e pasojave fatale.

Deputeti i PD-së e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe kërkoi që rasti të dokumentohet zyrtarisht si plagosje me armë zjarri gjatë protestës. Ai i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet urgjente për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe për identifikimin e personave përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Aranit Alushaj 24 vjeç nga Mallakastra, është i riu i plagosur me armë zjarri nga policia kriminale e rregjimit të Ramës, ai ka marrë një plagë abdominale të rëndë shpuese.

Plumbi i ka shpuar krejtësisht murin e barkut dhe ka mbetur brenda hapësirës abdominale (intraperitoneale). Pas ndërhyrjes kirurgjikale u nxor plumb në formë sfere, dy copë.
Ky është një krim i vërtetë shtetëror ndaj një të riu që proteston kundër Edi Ramës. Kjo është plagosje e rëndë me rrezikshmëri tejet të lartë për jetën. Sonte fataliteti ( më e keqja) u shmang vetëm falë ndërhyrjes së mjekëve. Po nesër?

OPGJ-të kanë detyrimin ligjor të dokumentojnë krimin makabër shtetëror dhe të respektojnë vetëm ligjin!
Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht tentativën për vrasje të 24 vjeçarit dhe egzekutori bashkë me urdhëruesin të vendosen përballë drejtësisë!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top