E luajtën bashkë ‘Office Romance’ – JLO dhe Brett Goldstein në lidhje dashurie?

Thashethemet për një lidhje të mundshme midis Jennifer Lopez dhe aktorit Brett Goldstein janë rikthyer në skenë pasi ata u panë në të njëjtën festë në Los Angeles.

 


Lopez (57) dhe Goldstein (46) ishin më 16 tetor në një festë ekskluzive të organizuar nga menaxheri Cade Hudson. Edhe pse mbërritën në festë veçmas, sipas TMZ , ata u larguan së bashku në të njëjtën makinë, transmeton Indeksonline.

 

Jennifer mbërriti me menaxherin e saj prej shumë kohësh, Benny Medina. Për këtë rast, ajo zgjodhi një fustan elegant midi prej lëkure të zezë me një dekolte të thellë. Goldstein mbërriti vetëm, i veshur me të zeza.

 

Të dy luajtën së bashku në komedinë romantike të Netflix-it “Office Romance”, e cila u publikua këtë verë, dhe prej kohësh qarkullojnë thashetheme se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi. Të dy deri më tani e kanë mohuar se janë në një lidhje.

Një burim pranë aktorëve pohon se Lopez dhe Goldstein u afruan gjatë xhirimeve të filmit. Edhe pse ata aktruan profesionalisht në sheshxhirim, ai pohon se kishte një tërheqje të dukshme mes tyre. “Ata u përpoqën ta mbanin të qetë gjatë xhirimeve, por herë pas here flirtonin në sheshxhirim dhe bëheshin shumë të afërt”, tha burimi.

“Të gjithë e vunë re sa të afërt ishin në festën e mbylljes. Ishte e qartë se u pëlqente njëri-tjetri”, shtoi ai.

 

Sipas tij, pasi mbaruan xhirimet, ata filluan të takoheshin privatisht. “Kur mbaruan xhirimet, ata nuk kishin më nevojë ta fshihnin pëlqimin e tyre për njëri-tjetrin, kështu që filluan të takoheshin për një kohë”, tha burimi. Megjithatë, ai pohon se romanca e tyre thjesht u shua me kalimin e kohës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top