Situata para Ministrisë së Jashtme është tensionuar. Policia ka shpërndarë protestuesit me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.Forca të shumta policia janë angazhuar që në nisje të protestës.
Të rinjtë shprehen të vendosur se revolta e tyre nuk do të ndalet dhe se nuk pranohen të largohen nga Shqipëria, por të ndërtojnë në ardhmen në vendin e tyre me dinjitet. Kjo sipas tyre mund të bëhet vetëm me largimin e kryeministrit Rama.