Email-i për bombë në disa institucione, policia njoftim zyrtar

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të hënë lidhur me dërgimin e një emaili me përmbajtje kërcënuese, dërguar disa institucioneve në vend, ku në ambientet e tyre është vendosur lëndë shpërthyese.

Sipas njoftimit të policisë, nga verifikimet e para teknike, ka rezultuar se email-i është nisur nga një adresë e një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, strukturat e specializuara po ndjekin nga afër rastin për të përcaktuar autorësinë dhe origjinën e këtij kërcënimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit informon se ditën e sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, i cili përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit.

Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top