Bojkotohet mësimi në Lezhë/ Të rinjtë nisin marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”

Ditën e sotme është bojkotuar mësimi edhe në Lezhë nga një grup të rinjsh duke dalë kështu në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Të rinjtë kanë nisur marshimin e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë shfaqur edhe forca të shumta policie për të monitoruar situatën.

Për shkak të situatës së krijuar nga protestat shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

Protestat e të rinjve në Lezhë vijojnë edhe këtë javë duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar në rrugët e qytetit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top