Rama premton: 2500 euro për efektivët në vijën e parë të frontit, nga janari rrisim edhe pagat

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga 1 janari, do të rrisin pagat për efektivët e Policisë së Shtetit. Gjatë një konference, Rama njoftoi gjithashtu se çdo efektiv policie që ka qenë në terren gjatë protestës studentore do të përfitojë një shpërblim prej 2500 eurosh. Ai e argumentoi këtë vendim me rezistencën dhe angazhimin e efektivëve gjatë protestës, duke theksuar se shpërblimi do të jepet pa bërë dallime mes tyre.

“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti në rrugë, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh.

Kështu me buxhetin e ri nga janari, pagën tuaj do ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, e do tu vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment në gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të bërë mos bërë asnjë diferencë”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top