Protestat kundër qeverisë Rama kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërkohë situata në Tiranë vijon të përshkallëzohet me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Revoltën studentore e kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare, Associated Press shkruan se protestuesit hodhën gurë dhe përdorën flakadanë e fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët iu përgjigjën me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe ndërhyrje me shkopinj gome.
Associated Press thekson më tej se gjatë tubimeve janë sulmuar ndërtesa qeveritare, janë dëmtuar vitrina biznesesh dhe janë ndezur zjarre, duke shtuar tensionet në kryeqytet. Situata është përshkallëzuar më tej pas përfshirjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve universitarë në lëvizjen më të gjerë kundër qeverisë. Në fund, agjencia e lajmeve e vë theksin te kërkesa kryesore e protestuesve, që është dorëheqja e kryeministrit socialist Edi Rama.
“Gaz lotsjellës, zjarre dhe përleshje ndërsa përshkallëzohen trazirat antiqeveritare në Shqipëri. Përleshjet shpërthyen në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të dielën, ndërsa trazirat antiqeveritare hynë në ditën e gjashtë. Protestuesit hodhën gurë, ndezën flakë dhe fishekzjarre drejt policisë së trazirave, me oficerët që u përgjigjën me gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj gome. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare, shkatërruan vitrinat e dyqaneve dhe vunë zjarr. Dhuna u përshkallëzua pasi studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve iu bashkuan një lëvizjeje më të gjerë antiqeveritare që kërkonte dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama,” shkruan Associated Press.