Mbi 300 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë protestave në Tiranë.
Forumi i Dialogut Politik u ka bërë thirrje pedagogëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen kësaj nisme, duke e kthyer solidaritetin me studentët në një reagim publik të komunitetit universitar kundër dhunës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi i Dialogut Politik fton pedagogët të nënshkruajnë deklaratën dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme në mbështetje të studentëve që kanë protestuar.