Tensionet kanë vijuar edhe gjatë ditës së gjashtë të protestave, ku përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë janë shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të rendit dhe shoqërimin e disa personave.
Sipas informacioneve paraprake, policia ka ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa protesta është shoqëruar me episode të përsëritura tensioni.
Gjatë gjashtë ditëve të tubimeve, përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë qenë të forta.
Në disa episode, protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore, bizneseve private, kioskave dhe koshave të mbeturinave, duke shkaktuar dëme materiale.