Reagojnë universitetet/ Pedagogët firmosin peticionin kundër dhunës ndaj studentëve

Një peticion i nisur nga një grup pedagogësh, në reagim ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave studentore, ka mbledhur deri më tani 70 firma.

Nisma synon të bashkojë më shumë akademikë nga universitetet e Shqipërisë rreth një deklarate që kërkon mbrojtjen e studentëve, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Nismëtarët u bëjnë thirrje pedagogëve në të gjithë vendin që t’i bashkohen letrës dhe të bëhen pjesë e reagimit publik të komunitetit universitar. Sipas tyre, mbështetja në rritje nga pedagogët është një sinjal se edhe universitetet po përfshihen në debatin për zhvillimet e fundit.

Në deklaratë kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare, e cila, sipas firmëtarëve, do të garantonte stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Pedagogët i bëjnë gjithashtu thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë çdo akt dhune ndaj studentëve, përfaqësive diplomatike të reagojnë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe protestuesve të ruajnë pronën publike e private.

Nisma vjen në një kohë kur protestat e të rinjve kanë nxitur reagime të shumta në shoqëri, ndërsa kërkesat për llogaridhënie dhe respektimin e të drejtave themelore janë kthyer në pjesë të debatit publik.

Me 70 firma të mbledhura deri tani, nismëtarët synojnë që peticioni të marrë përmasa më të gjera dhe të përfshijë pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top