Rama anulon vizitën në Vjenë/ Njoftimi nga Austria: E kërkoi pala shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën zyrtare në Vjenë, të planifikuar për të hënën, më 19 tetor, ku pritej të takohej me kancelarin federal të Austrisë, Christian Stocker.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në Vjenë, sipas të cilit anulimi i vizitës është kërkuar nga pala shqiptare.

“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e qeverisë austriake.

Në komunikatën zyrtare nuk jepen arsyet e anulimit të vizitës.

Vendi është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa momentet e vetme kur Rama mund të jetë në zyrë është në orët e para të mëngjesit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top