Rama lë selinë e PS në duart e disa anonimëve/ Askush nuk i del për zot kur afrohen studentët

Prej disa ditësh një grup personash të “armatosur” me shkopinj po qëndrojnë brenda në selinë e Partisë Socialiste për ta mbrojtur nga çdo sulm i papritur. Amaneti për ta mbrojtur selinë është dhënë direkt nga kryeministri Edi Rama që këtë mision ia ka besuar Rigers Sheqerit, kreut të INUK.

Por në momentin që studentët janë afruar këtë të dielë tek selia e PS, ata janë ndalur dhe kanë qëlluar disa herë me gurë. Për disa minuta selia ishte nën breshërinë e gurëve dhe pllakve që ishin shkuluar nga rruga e Durrësit, por asnjë nga ata që ishin brenda nuk doli për ta ndalur këtë sulm.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Isa Myzyraj duket që nga selia dalin disa persona, mes tyre edhe kreu i INUK Rigers Sheqeri. Por vetëm pasi policia ishte afruar dhe studentët ishin larguar duke lënë pas xhama të thyer dhe frikën se mos kthehen përsëri në selinë e PS, që tashmë ka mbetur në duar të disa anonimëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top