Komentet e dy kongresmenëve amerikanë për protestat, Balla: Mediu nuk i ka informuar siç duhet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komenteve të dy kongresmenëve amerikanë për protestat në Tiranë, të publikuara në rrjetin social X.

Balla shprehet se Fatmir Mediu nuk i ka informuar siç duhet kongresmenët, ndërsa lidh aktet e dhunës dhe rrëmujën gjatë protestave me atë që ai e cilëson si ndikim të ANTIFA-s.

“Dy kongresmenëve që paskan komentuar protestat në X mund t’ju them vetëm se Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet dhe që dhuna dhe rrëmuja kanë vulën e ANTIFA, të cilën vetë Presidenti Trump vjet në shtator e ka shpallur organizatë terroriste. Kaq!”, shkruan Balla.

Balla reagon për komentet e dy kongresmenëve amerikanë: Mediu nuk

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top