65 të lënduar në protestën e pestë kundër qeverisë, 12 janë te Trauma

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua të shtunën para Kryeministrisë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave për rastet e paraqitura për ndihmë mjekësore, 37 prej tyre janë efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.

Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT).

Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top