Protestat në Shqipëri, shtohet vëmendja e Kongresit amerikan, Keith Self: Ka humbur besimi te politikanët e korruptuar

Përfaqësuesi rebublikan, Keith Self ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i cilësuar ato si shprehje të mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve dhe pakënaqësisë për respektimin e sundimit të ligjit.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Self thekson se protestat pasqyrojnë lodhjen e qytetarëve nga ajo që ai e përshkruan si shpërfillje totale të shtetit të së drejtës.

Ai u bën thirrje udhëheqësve shqiptarë që të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve për ndryshime thelbësore, të cilat, sipas tij, duhet të krijojnë më shumë mundësi ekonomike dhe të kontribuojnë në stabilitetin rajonal.

“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës.

Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, shprehet ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top