Protesta/ Rama: Janë një grup zjarri i paguar

Edi Rama, me pafytyrësinë që e karakterizon një diktator, ka folur sërish për protestat ditën e sotme dhe sigurisht faji i kësaj revolte nuk i përket atij.

“Dëmet nuk janë të vogla, por rregullohen”, deklaroi ai, ndërsa theksoi se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës së verbër.

Me një gur në dorë, tha “se ajo armë mund të bëhet edhe vdekjeprurëse”. Sipas tij, nuk janë studentët që protestojnë, por një “grup zjarri i paguar”.

“Unë dua që ta nënvizoj këtë me shumë forcë, familjet e atyre djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që janë me uniformë dhe nën uniformë marrin këtë dhuratë (për gurin) në breshëri, pa pushim! Me orë e orë të tëra, ndërkohë që në ekrane demonizohen si autorë të dhunës, janë familje që jetojnë me të ardhura shumë modeste, për sakrificën dhe qëndresën e këtyre heronjve të shtetit.

Në këto orë që nuk po sfidohem unë, qeveria, një shumicë qeverisëse, por një rrugë, një mision, një objektiv! Sfidohet Shqipëria europiane, Shqipëria e Bashkimit Europian e vitit 2030”, tha Rama.

Ritheksoi me bindje se personi që qëndron pas protestave të dhunshme është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Ai matuf që del e bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë dhe nga ata rreth tij, që janë njësoj si ai, të tredhur dhe agresivë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top