Cisse shkruan historinë e futbollit italian, Capello e qorton drejtpërdrejt: “Mos e merr këtë ves”

Alphadjo Cisse ka shkruar historinë e futbollit italian me tregolëshin e tij në fitoren 4-0 të Milanit në transfertën ndaj Salzburg, në Europa League. Sulmuesi, i cili iu bashkua kuqezinjve gjatë verës nga Catanzaro dhe do të mbushë 20 vjeç të enjten e ardhshme, është bërë futbollisti më i ri italian që shënon tre ose më shumë gola në një ndeshje të vetme të kompeticioneve kryesore europiane për klube. Ruben Amorim po merr frytet e besimit që i ka dhënë të riut, i cili, nga ana e tij, mori një vërejtje nga Fabio Capello gjatë intervistës pas ndeshjes në Sky.

Trajneri nga Pieris, i cili sot është 80 vjeç, e bëri vërejtjen në mënyrë miqësore dhe me synimin për ta ndihmuar, por kishte vënë re diçka që nuk i pëlqeu në sjelljen e Cisses në fushë, përtej golave të shënuar.

“Përshëndetje, urime! Të shënosh tre gola nuk është aspak e lehtë në kompeticionet ndërkombëtare. Po të shikoja gjatë ndeshjes dhe disa herë, kur e kishe topin në këmbë, e pasove prapa, kur mund ta kishe dhënë përpara. Mos e merr këtë ves, sepse në ndeshjet e para që luajte me Milanin në Serie A, e pasojë topin përpara. Prandaj, kthehu të bësh atë që bëje më parë: luaje përpara dhe mos e kthe topin prapa. Mos më zemëro, sepse unë besoj te ti”.

Në atë moment, Cisse u shfaq njëkohësisht i lumtur për komplimentet e një figure të madhe të futbollit italian dhe paksa i hutuar nga kritika, aq sa arriti të belbëzonte vetëm: “Në rregull, do ta marr si këshillë. Faleminderit”.

Cisse është golashënuesi më i mirë i Milanit: 5 gola në 7 ndeshje

I lindur në Treviso nga prindër nga Guinea, Cisse u rrit në akademinë e Veronës përpara se të transferohej te Catanzaro vitin e kaluar. Ai e ka nisur sezonin në mënyrë të ëndërrt me Milanin. Me tregolëshin e shënuar sonte, ka arritur tashmë në pesë gola në shtatë ndeshje, pasi në Serie A kishte realizuar edhe dy gola shumë të rëndësishëm kundër Torinos dhe Juventusit.

Në Sky ia vunë në dukje këtë statistikë: me pesë golat e shënuar në vetëm 360 minuta lojë, Alphadjo është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon. “Kjo është diçka që kalon disi në plan të dytë”, u përgjigj modestisht ai. “Sot ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia dolëm, ndaj jemi shumë të lumtur. Amorim thotë se është dashuruar pas meje? Ajo që thotë ai mund të jetë një shtysë për mua. Gjithsesi, unë vij nga Serie B, por pata shokë skuadre që më pritën shumë mirë, kështu që më pas gjithçka u bë shumë më e lehtë në fushë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top