Reuters jehonë protestave në Shqipëri: Mijëra qytetarë në rrugë, Rama refuzon dorëheqjen

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, ku mijëra qytetarë, mes tyre studentë, kanë dalë në rrugë duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Reuters raporton se protestat në Tiranë janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Gjatë tubimeve forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

Reuters shkruan se pakënaqësitë lidhen me disa çështje, nga akuzat për korrupsion dhe problemet në sistemin arsimor, te kundërshtimet për zhvillimet në bregdetin jugor. Protestuesit pretendojnë se kërkesat e tyre nuk janë marrë seriozisht, pavarësisht tubimeve të zhvilluara gjatë muajve të fundit. Pas përplasjeve, në disa zona të kryeqytetit mbetën kosha të djegur, stacione autobusi të dëmtuara dhe semaforë të prishur. Nga ana tjetër, Rama ka refuzuar kërkesat për dorëheqje. Në një deklaratë me shkrim për Reuters, ai tha se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, por përjashtoi mundësinë e largimit nga detyra. Kryeministri theksoi se përgjegjësia e tij është të trajtojë shqetësimet e arsyeshme dhe të vijojë punën për përparimin e vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top