Al Jazeera për protestat në Tiranë/ Studentët përplasen me policinë, revolta hyn në ditën e tretë

Protestat e studentëve në Tiranë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare. Pas Reuters, edhe Al Jazeera i ka kushtuar një raportim të gjerë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, teksa demonstratat hynë në ditën e tretë. Sipas medias ndërkombëtare, qindra studentë u rikthyen të mërkurën në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete, uljen e kostove të studimit dhe më shumë mbështetje për të rinjtë.

Gjatë protestës pati edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Al Jazeera raporton se protestuesit hodhën gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës. Në artikull përmendet edhe hyrja me forcë në godinën e ministrisë, ku gjatë natës shpërtheu një zjarr. Sipas policisë, pas përplasjeve u arrestuan 16 persona të tjerë. Media ndalet edhe te “Revolucioni i Flamingove”, i cili prej muajsh ka mbajtur gjallë protesta në Tiranë. Al Jazeera thekson se protestat studentore po bashkohen me një pakënaqësi më të gjerë sociale dhe me ndjesinë e përjashtimit politik te brezi i ri. Studentët, nga ana e tyre, kanë këmbëngulur se kërkesat e tyre lidhen drejtpërdrejt me kushtet në universitete, tarifat e studimit dhe mungesën e perspektivës pas diplomimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top