Vjen reagimi i parë nga qeveria: Zv.kryeministrja Albana Koçiu sulmon studentët

Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për protestën e zhvilluar përpara ministrisë së Arsimit, ku pati tensione dhe përplasje mes studentëve dhe policisë.

Në një reagim në rrjete sociale, ajo shkruan se kultura e protestës ka degraduar në dhunë të orkestruar, ndërsa shton se sulmet ndaj institucioneve nuk janë “gjuha” me të cilën rinia mund të shprehet.

Sipas zv kryeministres, sjelljet e dhunshme janë “zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike.”

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të “provokuar” rëndë nga pllakat e trotuareve.

Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike.”, ka shkruar ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top