Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri u përplas me forcat e policisë gjatë arrestimit të studentëve protestues, ku njëri prej tyre duket i rrahur keq nga pamjet.
View this post on Instagram
A post shared by News24 Albania (@news24al)
Ai është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë me shkopa gome të FNSH-së.
VIDEO/ I riu protestues grushton 6 policë të FNSH, që e qëllojnë me shkopa gome
Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga policët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve. Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
“Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, u shpreh ai.