Arlind Qori nga protesta: Populli shqiptar të ngrihet bashkë me studentët

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas përplasjeve mes studentëve dhe forcave të policisë gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Nw njw mesazh video nga protesta, Qori akuzoi qeverinë se u ka mohuar të rinjve perspektivën në Shqipëri dhe se tani po përdor dhunën ndaj tyre.

“Kjo palo qeveri – që i ka lënë të rinjtë pa të ardhshme, që i përzë nga vendi si të ishim në gjendje lufte – ka edhe paturpësinë që t’i rrahë studentët”, deklaroi Qori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve në protestë kundër qeverisë.

“I gjithë populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë bashkë me studentët. O sot, o kurrë! Mor po sot!”, thotë kreu i Lëvizjes Bashkë. Shikoni videon më poshtë:

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top