Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri pasditen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se 29-vjeçari u qëllua nga babai i tij. Policia bën me dije se autori është njohur për autoritetet teksa po punohet për kapjen e tij.
Rrethanat e plota dhe motivi i kësaj ngjarjeje mbeten ende nën hetime. Ky rast i rëndë vjen dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët.