Braçe i bie Ramës: Kjo s’qe reformë por vizatim

Sipas Erion Braçes Edi Rama e ka pranuar vetë se ajo që u konsiderua si reforma territoriale dhe që mori 85 vota nuk qe realisht një reformë, por thjeshtë “një vizatim ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Brçe i bëri këto deklarata në një përpjekje të dëshpëruar për të justifikuar piruetën e votimit të tij pro ndërjes teritoriale që pati deklaruar se nuk do ta votonte kurrë. Për të mbuluar zhurmën që shoqëroi në rrjet bythjen e tij deputeti socialist krijoi një zallamahi më të madhe duke sulmuar fort Edi Ramën.

“Nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq”, tha ai gjatë një videodelfie.

Për të fashitur edhe më tej lajmin e piruetës së tij, Braçe e akuzoi liderin e socialistëve si arrogant, të dashuruar me pushtetin që i imponohet grupit përmes urdhërit, kërcënimit dhe dhunës antidemokratike. Ai e ftoi kryeministrin “ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia nuk i është dhënë kërkujt, si e pranon që të tjerë përtej tij kanë të drejtë por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij që duhet të jetë i padiskutueshëm, mu në atë formën që ta hedh fytyrës me arrogancë e të tjerëve mu si urdhër, “po si ti e paske mirë dhe i gjithë ky grup e ka gabim”, për të të relativizuar, zhvlerësuar, nëmur; ndërkohë që mund edhe të ishte, duke parë nga vetja, “pse ti e paske mirë dhe një shumicë edhe më e madhe se një grup e paska gabim”, tha Brace me video.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top