Millan Radojiçiç shfaqet me djalin e Vuçiç në tubimin elektoral të SNS-së

Millan Radojiçiç, organizatori dhe kryesi i sulmit terrorist të Bansjkës në Zveçan, është filmuar nga mediat serbe në tubimin elektoral të partisë së ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Në pamjet e siguruara nga N1 ai është parë i shoqëruar me Danillo Vuçiç, djalin e ish-presidentit të Serbisë.

Ai u filmua në tubimin e së premtes në Kragujevc.

“Milan Radojiçiç ndodhet pranë Danilo Vuçiçit para sallës ‘Jezero’, ku u mbajt tubimi i SNS-së”, shkruan mediumi serb.

Radojiciç kërkohet edhe nga Interpol për sulmin terrorist të Banjskës, ku mbeti i vrarë edhe rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top