Reforma Territoriale/ Berisha në Fier: U bënë pazare gjithë ditën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet në Fier për Reformën Territoriale. Ai akuzoi deputetët socialistë se bënë gjithë ditën pazare me njëri – tjetrin dhe në fund e votuan të gjithë.

Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është e shumë kontestuar si nga ju ashtu edhe nga banorët e bashkive të cilat u shkrinë, u miratua në fund. Nëse opozita do të vijë në pushtet, a do të ndërmarrë hapa për ta përmbysur këtë?
Sali Berisha: Absolutisht. Do të jetë një nga aktet më të para. Ne do rikthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komuniteteve që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë dyshim. Dhe kjo do të jetë një nga shtyllat e politikës për ripopullimin e Shqipërisë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit.

Pyetje: Si ju ngjanë lotët e Braçes?
Sali Berisha: Nuk po shprehem për të, sepse ata janë mjerimi njerëzor. Se njeriu nuk e dorëzon veten nëse vërtet mendon se është e keqe nuk pajtohet kurrë me këtë. Ata dje treguan veten pa karakter. Kanë bërë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit.

Pyetje: Zoti Berisha, a mund të riformatohet një forcë politike me një frymë të re, me figura të reja, me të njëjtin lider?
Sali Berisha: Pa diskutim. Rruga më e shkurtër, më e sigurtë është kjo që thoni ju.

Pyetje: A vjen PD-ja në pushtet me Berishën kryeministër?
Sali Berisha: PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë, do vijë në pushtet të ripërtërijë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë Shqipërinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top