Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi në mesnatë u votua reforma territoriale vetëm me votat e socialistëve mes kaosit.
Sipas Berishës ky është akti final i shpopullimit.
“Pengjet e Ramës janë sot në Parlament për të kryer krimin më madhor: asgjësimin e 15 bashkive funksionale. Ky është akti final i shpopullimit. Qindra mijëra qytetarë preken drejtpërdrejt, u mohohet shërbimi pranë vendbanimit të tyre dhe u hiqet një tjetër mundësi për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Kur mbyllen bashkitë, largohen shërbimet, zbehet përfaqësimi dhe braktisen komunitetet, mesazhi është i qartë: ikni nga vendi. Kjo nuk është reformë. Është goditje ndaj qytetarëve dhe një hap tjetër drejt zbrazjes së Shqipërisë” shprehet Berisha.