Email-i kërcënues në Gjykatën e Fierit, anulohen të gjitha seancat gjyqësore të ditës së sotme

Një e-mail kërcënues i mbërritur në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sjellë anulimin e të gjitha seancave gjyqësore të planifikuara për këtë të premte.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë gjykata, e cila përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rasti është aktualisht në proces verifikimi nga strukturat përgjegjëse.

Për shkak të këtij incidenti, seancat e planifikuara për ditën e sotme nuk do të zhvillohen.

Ndërkohë, palët e përfshira në proceset gjyqësore do të njoftohen në rrugë procedurale, përmes sekretarisë gjyqësore, për datat e reja të seancave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top