Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të premte, më 9 tetor 2026, në orën 13:00.
Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 201 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 194 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 182 lekë për litër.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.