“Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni”, Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar’ Kushtetuesen!

Debatet për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore kanë sjellë një tjetër përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, këtë herë mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe Ulsi Manjës.

Gjatë diskutimit, Strazimiri i kërkoi Manjës që të mos ndërhynte në cilësinë e një prej propozuesve të nismës, por të qëndronte në rolin e drejtuesit të mbledhjes dhe të moderonte debatin mes palëve.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat përdori edhe ironi, duke iu referuar një batute nga një film shqiptar i periudhës së diktaturës. Ai tha se “kripa” do të merret “badihava” kur të çlirohet Shqipëria, ndërsa iu drejtua Manjës edhe për mënyrën se si po ushtronte detyrën në komision.

Debati më pas u zhvendos te përcaktimet kushtetuese që lidhen me organizimin e pushtetit vendor. Strazimiri argumentoi se Kushtetuta parashikon komunat, ndërsa iu referua edhe një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, ka vlerësuar se ato mund të mos ekzistojnë.

Pjesë nga diskutimi: 

Strazimiri: Manja ti nuk je një nga propozuesit. Modero debatin mes propozuesve dhe atyre që janë përballe. Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni. Kjo është fatura e kripës. Të marrësh kripë badihava kur të çlirohet Shqipëria thotë komisari. E keni përdhunuar Kushtetuesen. A do ta kryesh detyrën apo e ke pushim? Kushtetuta thotë Komuna. GJK thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.

Manja: Qyteti ka edhe fshat, por ju ju le konotacion të keq, ka qenë një parrullë dikur që fshati rrethon qytetin. Si qenka kjo punë? Ku ka qytet pa fshatra.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top