Reforma e re Territoriale/ A ka penalitet për ata që do ‘dalin nga rreshti’? Ja si përgjigjet Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se deputetët socialistë duhet të votojnë pro projektligjit për reformën territoriale, pasi ai të përmbyllë shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve dhe të kalojë për votim në seancë plenare.

Balla tha se vendimi i grupit parlamentar të PS është që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë pro projektligjit.

“Vendimi politik i grupit parlamentar është që sapo të përmbyllet në komisionin përgjegjës, atë të ligjeve ky projektligj të kalojë për votim në seancë plenare. Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë.

Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendet me të drejtë kolegun Sina.

Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar.  Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro“,– tha Balla.

I pyetur nëse ka penalitet për ata që dalin nga reshti, Balla u përgjigj: “Lexoni rregulloren e grupit parlamentar.”

“Gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar, ka raste kur deputetet e PS shprehin qëndrimin e tyre, por ajo që pason është vendimi politik”, tha Balla kur u pyet nëse do të ketë takim me dy deputetët e PS që janë shprehur kundër pr.ligjin, Erion Braçe dhe Vullnet Sina.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top