Kreu i PD-së Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e inagrumit të ambasadorit të ri amerikan në Tiranë. Me shumë mundësi për të s’do të kishte pasur ftesë, sic nuk pati në fakt për shumë politikanë të tjerë në vend.
Por ai mbajti këtë pasdite një takim në Korcë për atë që ai e quan ripërtëritje e Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se një Shqipëri e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë.
“Kjo beteja e jona është për të ripërtërië Shqipërinë. Askush s’ka pse të na votojë ne për ato që kemi bërë apo për qëndresën, të gjithë do të na vlerësojnë ne me ripërtëritjen që do u paraqesim atyre, me vlerat me të cilat do të dalim para tyre, me të rinjtë të cilët do të tërheqim në radhët tona, me zonjat e zonjushat të cilat sot janë shumica absolute e kombit në Shqipëri për rrethana të caktuara. Nëse Kuvendi dhe forumet e tjera me votë e shprehën me besnikëri ndaj jush këtë motiv tani na përket ne të gjithë të tjerëve ta shprehim në çdo përpjekje tonë në seksion, grupseksion.
Shqipëria e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë”, tha Berisha.