Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë kanë nisur komunikimet me subjektet politike për të gjetur një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kurti tha se ditët në vijim do të jenë vendimtare për arritjen e një dakordimi, ndërsa shprehu synimin që Kosova ta ketë presidentin e ri gjatë javës së ardhshme.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, tha Kurti. Përpjekjet për një marrëveshje zhvillohen në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po shkon drejt përfundimit. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se procedura duhet të përmbyllet deri më gjashtë tetor, duke e vendosur skenën politike përballë një kohe të kufizuar për të gjetur kompromisin.

Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi përballet me një tjetër proces zgjedhor. Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare, pasi për zgjedhjen e presidentit nevojitet një numër i caktuar votash që nuk sigurohet vetëm nga mazhoranca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top