Qytetarët janë mbledhur pranë Kryeministrisë pasditen e sotme për të protestuar, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ata po qëndrojnë jashtë perimetrit të sigurisë të vendosur nga Policia në kuadër të vizitës së diplomates evropiane, ndërsa efektivët po tentojnë që t’i largojnë.
Zona është bllokuar me gardhë metalikë, ndërsa në terren ndodhen edhe forca të shumta policie. Po ashtu, është vendosur edhe një autobot me ujë.
Von der Leyen, sipas agjendës të bërë publike nga Kryeministria, do të jetë në zyrën e Ramës rreth orës 16:30, ku përreth një orë do bisedojë kokë më kokë me kryeministrin.
Më pas, rreth orës 17:30-18:00, do mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp me praninë e gazetarëve.
Në përditësim…