Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për plagjiaturë të temës së diplomës. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme ku dhe depozitoi kallëzimin, Kalaja tha se në focus do të jenë ministrat dhe deputetët të cilët kanë marrë gradat e titujt shkencorë në mënyrë të pamerituar.
Sipas Kalasë, dija arrihet me force dhe punë, e jo me plagjiaturë siç ka vepruar ministrja Klodiana Spahiu dhe kolegët e saj socialistë. Po ashtu Kalaja, theksoi se edhe ndaj ish zëvendëskryeminsitres ka një kallëzim në SPAK, për falsifikim të diplomës së shkollës së lartë.
“Duhet të kthejnë pas paratë e marra nga titujt shkencorë, fokus do jenë edhe ministrat që kanë marrë tituj e grada shkencore. Dija arrihet me forcë dhe punë, jo duke kopjuar e vjedhur siç është rasti i ministers së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Jo vetëm që ka marërë plagjaturë temën, por s’e ka minimalin e ruajtjes së kopjimit. Jemi besimplotë se SPAK, do nisë me Spahiun dhe personat e tjerë. Ne s’kemi marrë ende përgjigje se Balluku e ka diplomën e shkollës së lartë të falsifikuar. Ka pasur kallëzim, pastaj do merremi me Taulant Ballën e Ulsi Manjën, bashkë me grabitjen që i kanë bërë vendint, të na grabisin edhe dijen. Ne vijmë me subjektin që është kompetencë e SPAK,”tha Kalaja.