‘Mesazh Spalletit që t’i japë më shumë hapësirë në fushë’ – Mediat italiane shkruajnë për formën e mirë të Zhegrovës

Paraqitjet e fundit të Edon Zhegrovës me Kombëtaren e Kosovës, kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

Mediumi i njohur italian “Calciomercato” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit kosovar.

Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Austrisë, të cilën Kosova e humbi 3:1, ndërsa ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm të “Dardanëve”, duke realizuar nga pika e bardhë.

Pavarësisht humbjes së Kosovës, mediumi italian e vlerëson formën e mirë të Zhegrovës, duke theksuar se ai tashmë ka regjistruar tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.

“Penalltia nuk e largoi humbjen ndaj Austrisë, por konfirmoi formën e mirë të Edon Zhegrovës. Me këtë gol, ai ka arritur në tre gola dhe një asistim në gjashtë ndeshjet e para të sezonit”, shkruan “Calciomercato”.

Sipas mediumit italian, kjo formë mund të jetë edhe një sinjal për trajnerin e Juventusit, Luciano Spalletti, i cili mund t’i japë Zhegrovës më shumë hapësirë në vazhdim të sezonit.

“Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për Luciano Spallettin, i cili sezonin e kaluar nuk arriti të mbështetej vazhdimisht te versioni më i mirë i Zhegrovës”, vijon artikulli.

“Calciomercato” thekson se kosovari mund të përfshihet më shumë në rotacionin e Juventusit dhe se tashmë mund të konkurrojë me Francisco Conceicaon për një vend në formacionin bazë.

Me skemën 4-2-3-1 të preferuar nga Spalletti, Zhegrova shihet si një alternativë për krahun e djathtë të sulmit, pozitë ku aktualisht aktivizohet edhe Conceicao.

Megjithatë, para rikthimit te Juventusi, Zhegrova është i fokusuar te Kombëtarja e Kosovës. “Dardanët” të enjten do të përballen me Izraelin në Hungari, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top