Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026, me objekt përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë dhe përmirësimin e statusit të magjistratëve. Bordit Drejtues ndonëse e vlerëson dialogun institucional si mjet për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese, pjesëmarrja në këtë konsultim është e pamundur në kushtet kur çështja e pagave është ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit.
Megjithatë, Unioni sqaron se mungesa në takim nuk duhet të interpretohet si një mbyllje e dialogut institucional me qeverinë. Përkundrazi, gjyqtarët shprehen se mbeten të hapur për komunikim dhe dialog në një moment të përshtatshëm, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë vendimin e saj. Në shkresë thuhet gjithashtu se Unioni dhe anëtarët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në çdo proces institucional që synon një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese të një shteti demokratik.