Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite.Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.

Në zonën e jugut përgjatë relieveve malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formëpikash në orët e mesditës e pasdites. Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top