Kim sulmon Kourtney: Është xheloze për suksesin tim

Në episodin e ri të “The Kardashians” , Kim Kardashian sulmoi Kourtney Kardashian për mospërkrahjen e bashkëpunimit të saj me shtëpinë e modës.

Pas shfaqjes së modës, Kim doli për darkë me nënën e saj, Kris Jenner, motrën Khloé Kardashian dhe të gjithë ekipin e Dolce & Gabbana.Megjithatë, pasi festoi suksesin e shfaqjes, themeluesja e Skims u tha të pranishmëve të tjerë se Kourtney ishte “shumë e zemëruar me të” për partneritetin me markën vetëm disa muaj pas dasmës së saj në maj 2022 me Travis Barker, e cila u organizua gjithashtu nga dyshja e dizajnit.

“Ajo tha: “Ti po përpiqesh të më kopjosh”, shpjegoi 42-vjeçarja. “Ajo gjithmon ka inat. Ësht xheloze.” Ndërkohë, Khloé –gjithashtu nuk mund të mos fliste mbi situatën, duke thënë se ajo “nuk e di se nga vjen zemërimi i Kourtney”. “Por është në rregull. E lini të flasë dhe vazhdoni përpara”, tha ajo. “Sepse ju nuk jeni xheloz për familjen tuaj.”

Pavarësisht dramës, Kris u shpreh në një rrëfim se ajo me të vërtetë beson se vajzat e saj do të jenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet. “Kur bëhet fjalë për Kim dhe Kourtney, askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk ka gabim,” shpjegoi Jenner. “Do të funksionojë vetë. Unë i njoh vajzat e mia dhe ato kanë këtë dashuri të thellë për njëra-tjetrën.”

Në një pamje paraprake për episodin e javës së ardhshme, dy motrat më në fund ulen për të biseduar rreth situatës, me Kourtney që i tregon se pse ndihej keq. “Askush nuk më telefonoi për të thënë, ‘si ndihesh për këtë?’”, i thotë ajo Kimit me lot në sy. “Është sikur biznesi dhe çeku të ishte më i rëndësishëm se ndjenjat e mia.” Episodet e reja të “The Kardashians” transmetohen të enjten në Hulu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top