Nga foltorja e Kuvendit, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe u bëri thirrje deputetëve socialistë të “ngrenë kokën” e të kërkojnë përgjegjësi politike.
Ai iu referua gjithashtu pretendimeve të mëparshme të opozitës se Vlora Hyseni ishte emëruar për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale.
Zoti kryetar, kam kërkuar fjalën për replikë, por ndërkohë kam kërkuar dhe fjalën për procedurë dhe s’kam pse e marrë dy herë, po e marr një herë. Besoj që ky është një nga momentet më të vështira qoftë për parlamentin, qoftë për Republikën e Shqipërisë dhe unë e kuptoj sikletin tuaj që detyroheni që një nga çështjet më të rënda që ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë ta trajtoni duke ju mbrojtur një e papërgjegjshme, sepse asnjë njeri i përgjegjshëm në këtë sallë nuk mund të marrë guximin të vij të flas këtu për 45-ën ku sot në vitin 2026 Shqipëria një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria vend kandidat për Bashkimin Europian, është provuar diçka të cilën ne ju kishim paralajmëruar. Po kështu përqeshnit, bënit historinë e shtetit ku ne ju thamë që Flora Hyseni është emërim i Ergys Agasit në shërbimin informativ të shtetit për t’i shërbyer grupeve kriminale nga kjo foltore. Ju thatë ku i gjetët këta? Nuk e bën Edi Rama këtë. Edi Rama ka zgjedh më të mirë. Ja që doli që është e vërtetë. Ku e keni Edi Ramën sot? Fshihet pa asnjë të papërgjegjshme që nuk mban përgjegjësi. Çfarë thotë? Me ligj. Nuk mban përgjegjësi zonja. Nuk bë përgjegjësi me ligj për atë që thotë, sepse është zyrtarisht e papërgjegjshme, sepse një zyrtar i përgjegjshëm ishte zëvendës kryeministrja këtu. S’foli asnjë fjalë, sepse nuk mund të vijë këtu dhe të thotë që ne jemi më të mirët kur shefja e shërbimit informativ të shtetit jo vetëm ndihmonte kreun e një organizate kriminale t’i arratisj drejtësisë, por i thoshte thuaj çunave të veproj lehtë sot, lirshëm sot, se unë për ty fik radarët e shtetit. E në fakt ja ka fikur radarët shtetit, ka fikur dhe radarët tuaj, sepse zyrtarisht shteti shqiptar është ndërruar në narkoshtet. Nëse shefin e shërbimit, nëse drejtorin e përgjithshëm, nëse kryeministrin e vendit e urdhërojnë grupet kriminale dhe grupet e trafikut të drogës, këtu nuk ka më shtet. Ky është antihteti që keni ndërtuar ju. ku narkosi cakton ministrat, deputetët, drejtorët e përgjithshëm policisë, drejtorët e agjencive kryesore në vend, drejtorinë e kadastrës, është emërim po i këtij zotërisë. Pra ju keni dorëzuar me vetëdije grupeve kriminale shtetin shqiptar, sepse e dini që janë këto grupe kriminale që ju mbajnë ju. Keni tre minutëshin e procedurës. A nuk ishte Erky Sagasi që të paktën ka sjellë në këtë sallë 12 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me porosi direkte të Edi Ramës, qark për qark se kush do votohej nga Xhabaftët në Tiranë, kush do votoj nga Suel Çela në Elbasan, kush do votoj nga Troplinët në Durrës, kush do votojë nga Bajrat në Shkodër, e ka me porosi direkte të Edi Ramës P SMS nuk e dini ju këtë. Po ju e dini këtë dhe nuk jeni të gjithë në këtë sallë kjo kategori. Iku Fatmir Xhafaj tani nga salla se e kisha një pyetje drejtpërdrejtë për të. Ka qenë ministër drejtësie në këtë republikë dhe një ministër drejtësie, ish-ministër drejtësie nuk mund të dalë kurrë dhe të thotë kjo është çështje e drejtësisë. Jo, nuk është çështje e drejtësisë. Drejtësia nuk fshin as video, nuk gris as prova, i ka dalë përpara dhe e ka hetuar. Edhe pse opozita me në krye kryetarin e vetë, kryetarin e grupit, çdo deputet i këtij grupi ka ardhur në këtë sallë dhe ka thënë shërbimi informativ i shtetit është në dorën e krimit të organizuar. Nuk veproi drejtësia, por kur i del përpara me SMS, me video, me foto, çfarë prisni ju? Prokurorët, shërbëtorët tuaj t’i grisin, të shkojnë në burg Vlora, Hysenit edhe Argasit. Nuk e bën asnjë prokuror sado i kapur të jetë një gjë të tillë. Po as ju s’keni vepruar edhe pse një pjesë prej jush nuk janë kjo kategori dhe thirrja ime sot është për ata. Ka këtu deputetë që ka nga 20 vite që kanë ardhur me votë qytetarëve. Mos e pranoni këtë realitet. Ata që po ju turprojnë nuk janë socialistë. s’kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Pse nuk ngriheni ju t’i thoni kjo sëmundje me krye Edi Ramën jashtë Partisë Socialiste? Sepse krimi nuk ka punë me Partinë Socialiste. Partia Socialiste ashtu si Partia Demokratike janë asete kombëtare me të mirat dhe të këqijat e veta në këto 35 vite. Si mund ta shndërroni ju në organizatë kriminale një parti që ka qeverisur vendin për vite tëra. Ka bërë gjatë këtyre 14 viteve shumë gjëra të këqija, po më parë ka bërë dhe gjëra të mira ku një pjesë prej jush kanë qenë dhe ministra. Si mund ta pranoni ju kokulur që të vijë këtu një ministër edhe thotë s’ka ndodhur asgjë. Shërbimi informativ i shtetit i ulur në prerjen e krimit të organizuar dhe ju thoni s’ka ndodhur asgjë. Si s’ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet ndodhur më që të vijë Edi Rama këtu të japë llogari dhe të japë dorheqjen? Çfarë duhet ndodhur më në këtë vend? Çfarë prisni ju? Ky është momenti zoti kryetar që ju si numri dy i shtetit se ju dëgjova që thate përfundoheni ju lutem.
Po e keni ju vërtetë jeni zgjedhur me votat e grupit parlamentar të PS-së. Po këtu përfaqësoni Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo është republikë parlamentare. Dhe në një republikë parlamentare kryeministri sillet zvar të japë llogari kur i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Dhe kjo është detyra jote sot dhe këtë do bërë se ndryshe këtu nuk ka seancë.