Arresti ndaj Vlora Hysenit/ Berisha: Rasti i tretë në botë. Uluzi shiko mos të del emri në dosje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka folur për situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe përgjimet ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka përmendur edhe deputetët socialistë Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, duke pretenduar se emrat e tyre janë përfshirë në komunikime apo veprime të lidhura me çështjen që ai po denonconte.

Berisha: Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot, parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergus Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të një vendi. Sot, për çdo shqiptar që i thotë vendit vend, sigurisë, siguri, çështje e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit, mbasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal ‘Agasi’.

Rasti i Vlora Hysnit është rasti i rrallë në botë. El Chapo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guines-Bisau, të cilën kartelet e shndërruan në shtetin e parë narkoshtet në Afrikë dhe tani vjen Vlora Hysni.

Pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH. Emërimi i saj jashtë kritereve, përbën paktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. Ajo ishte një shërbëtore e Vuçiç dhe Ramës.

Ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve, bashkëpunonte me hanxharët e krimit. Anëtare e një organizate të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të shtetit, ishte njeriu që me porosi të Agasit shkarkonte secilin prej jush. Ishte njeriu që ju thërriste ju në zyrë, Damjan e ke vetë përgjegjësinë, ti nuk je i vetmi ti, po bëjë sikur s’po më dëgjon. Uluzi, shko dhe mos del emri aty.

Prapë, në këtë rast tragjik është që është shembur piramida e sigurisë. Së dyti, çdo njeri duhet ta dijë se shteti ka përfaqësimet, por më sensitive është përfaqësimi i shërbimit. SHISH, nga viti ’92-’93, ka pasur në partneritetin e vetë bashkëpunime të çmuara. A mund të imagjinoni se çfarë paraqitet sot kombi, para të gjitha këtyre vendeve që kishin vendosur, realizuar operacionet më të besueshme nga ’92 gjer sot. E kuptoni çfarë do të thotë për komunitetet?

Sekreti i shtetit ka qenë në duart e lubisë tjetër. Shefi i SHISH di çdo sekret dhe, aq sa di kryeministri e presidenti, e di prej atij/asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur bandën e Agasit me mjete më të sofistikuara që njihni. Të gjithë jeni në duar të filmuar, Uluzi të ka dalë shumë herë emri, por nuk je vetëm ti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top