Nga dosja e arrestit të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni po rrjedhin detaje tronditëse. Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, kur krimi të korruptonte me shantazh ose para, duket se ish-kryespiunja është rekrutuar nga Ergys Agasi falë armës mashkullore më të lashtë në botë. Agasi, një zhigolo tashmë i konfirmuar, me shumë nga drejtoreshat e Ramës që i ka regjistruar me video, ka arritur ta bëjë për vete edhe kosovaren Vlora Hyseni. Në dosje ku gjenden mbi 500 biseda mes tyre, në periudhën nga fundi i qershorit deri në ditën e arrestimit të Agasit në fund të gushtit janë të rëndomta shprehje si “o shpirt”, “o zemër”. Dhe mes të dyve, ose më mirë të themi vetëm nga ana e Hysenit, duket qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për seks, por për shumë më tepër sesa kaq. Ajo i ka ndenjur besnike Agasit edhe pasi ai u vu në kërkim duke qenë e ndërgjegjshme se kjo përbënte një krim. Ndonëse e kupton dhe e parandjen se historia e tyre nuk mund të ketë veçse një fund të keq, ajo e vijon atë me këmbëngulje.
Rënia e Vlorës në shtratin e krimit
22 Shtator, 14:48
Nga numri i saj me prefiks të Kosovës,+38349674303, ajo i shkruan: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.”
“Të gjithë ne.”
“Do përfundojmë keq, shpirt.”
Në telefonin e sekuestruar në momentin e arrestimit të Ergys Agasit, gjenden në aplikacionin “Signal”, një pafundësi bisedash me zë dhe me video madje dhe plot raste, gati 25 kur Gysi nuk i përgjigjet shefes së SHISH.
Por megjithëatë ajo insistion ta ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka, njeriun që kur kalonin kohë të arta, e takonte plot epsh tek lokali i çunave të Shijakut.
Në 19 gusht ajo e informon atë se ka lënë takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj. Ndryshe nga paraardhësi i tij Proda, të cilin Agasi e kishte nën këmbët e veta, me Hitajn gjërat duket se po ndryshonin. Prandaj Vlora i shkruan me shpresë se edhe pasardhësit do t’i japë porosi Rama të marrë në mbrojte ish koordinatorin e vet me krimin: “Skenderi me thirri me u taku te henen … Te shpresoj qe ka porosit km….”
Dyzimi i Edi Ramës/ Edhe e falenderon Vlora Hysenin edhe e “shplan” qeverinë nga mëkatet e saj
22 Shtator, 16:56
Kur komunikon me personazhin zyrtarisht në arrati, Vlora Hyseni flet në shumës dhe e sheh fatin e të dyve të lidhur fort me njëri tjetrin. Më 22 gusht ajo i shkruan:“Sa sh gjera na Kane bere ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi….” Në një moment të dytë i qahet prapë në shumës: “Cfare na bene o Zor”.
Në bisedat me tyre nuk mungon as informacioni i shefes së SHISH për takime me Ramën:“Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Të gjitha këto biseda të kapura në telefonin e Agasit në momentin e arrestimit nga policia, hedhin poshtë versionin që ish-shefja e SHISH, kishte dhënë në SPAK, kur ishte marrë në pyetje pak dite përpara se ndaj saj të merrej masa e arrestit shtëpiak. Ajo kishte pretenduar se Gysin e kishte një agjent të vetin gjë që sipas prokurorëve nuk rezulton të vërtetohet nga kqyrja e dokumentave të institucionit. Por edhe nga bisedat, toni i tyre shprehjet e përdoruara duket qartë që lidhja nuk ka qenë e natyrës personale. Hetuesit kanë zbuluar edhe një hardisk ku Agasi ruante dokumenta të klasifikuara të shërbimit sekret që i përdorte për biznesin e vet kriminal.
Ishte Vlora që e furnizonte atë me po të njëjtin pasion si shumë drejtoresha të tjera të galaksisë Rama. Edhe ajo, ndonëse profesioni ia donte të ishte e ftohtë dhe e kalkuluar nuk i rezistoi dot tundimit të një donzhuani që e përdorte shtratin si trampolinë për të shantazhuar, për të demostruar fuqi dhe për të bërë para. Sado e përhumbur që të ketë qenë, instikti i profesionit të kësaj gruaje të kalitur ne ferin e Mitrovicës së përtej Ibrit, herë pas here e bënte që të kthellohej. “Do përfundojmë keq shpirt”, i shkroi të dashurit në një mesazh. Pa mbushur as një muaj, ai ra në pranga. Kurse ajo u shkarkua dhe përfundoi në arrest shtëpie.
LAPSI.AL